SKANDAL: Kollçaku përdori FAKE NEWS për ta fyer UÇK-në me fjalët e nënkryetarit të partisë së Millosheviqit

SKANDAL: Kollçaku përdori FAKE NEWS për ta fyer UÇK-në me fjalët e nënkryetarit të partisë së Millosheviqit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, mbrëmë shpërndau disa fjali që pretendohej se ishin thënë nga një analist serb me emrin Predrag Markoviq.

Nga ato fjalë lavdërohej kryeministri Kurti për mençurinë e tij, por edhe për faktin se nuk kishte dosje kriminale nga koha e luftës së UÇK-së. Kjo nxiti reagime të shumta, një prej të cilave ishte edhe nga presidenti i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, i cili deklaroi se ishte krenar që kishte qenë pjesë e UÇK-së, dhe e pyeti deputeten se për cilat krime e kishte fjalën.

Por, si të mos mjaftonte kjo, tash del se të gjitha fjalët e atribuara analistit serb, në fakt nuk ishin thënë fare nga ai. Markoviq as nuk e kishte fyer UÇK-në, por as nuk e kishte lavdëruar kryeministrin Kurti.

Këtë e tregon z.Enver Robelli në një opinion të publikuar pak më herët:

“Të kthehemi te Fake-Newsi me ‘analistin’ serb. Si ndodhi? Lajmi mori botën shqiptare kur një person nga Bujanoci, shqiptar me nacionalitet, i cili bashkë me kriminelin e luftës Vojisllav Sheshel, merr pjesë si mysafir në ‘debatet’ e televizioneve serbe, shpërndau në profilin e tij në Facebook një grumbull fjalësh gjoja lavdëruese që i paskësh thënë ‘analisti’ serb për kryeministrin e Kosovës. ‘Analisti’ kishte marrë pjesë në një emision të televizionit (publik) serb, i cili është po aq publik sa televizioni i Koresë së Veriut. Çfarë ka thënë Predrag Markoviqi gjendet në webfaqen e RTS-së. Aty ai nuk e thotë as gjysmën e fjalëve që i përshkruhen (atribuohen) në opinionin shqiptar. Shkurtesa UÇK nuk përmendet fare. ‘Analisti’ serb ankohet që në Kosovë nuk ka plazma-keksa. Pjesa tjetër e deklaratës së tij janë broçkulla të çarshisë nacionaliste të Beogradit dhe nja dy-tri fjalë në thelb jo lavdëruese ndaj kryeministrit të Kosovës, por paralajmëruese ndaj opinionit serb: kujdes se ky nuk është si ata të tjerët, por serbët i urren dhe me këtë urrejtje ka ardhur në pushtet”.

Për më tepër, analisti në fjalë del të mos ketë qenë fare analist, por hiç më pak se nënkryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, në të cilën ishte edhe Sllobodan Millosheviq.

Është absolutisht e tmerrshme të shohësh një deputete të Kosovës derisa shpërndan një lajm të rremë në profilin e tij në Facebook, e po ashtu të jetë kaq e pandjeshme ndaj regjimit të Millosheviqit dhe sidomos UÇK-së. /Periskopi

Shpërndaje në: