Skandal: Ministria e Financave i njofton si përfitues të 130 eurove, pas një dite iu thotë se ka qenë gabim teknik

Skandal: Ministria e Financave i njofton si përfitues të 130 eurove, pas një dite iu thotë se ka qenë gabim teknik

Ministria e Financave dhe Transfereve këtyrë ditëve ka kryer pagesat nga Pakoja Fiskale Emergjente, pako kjo që u bë për t’i ndihmuar, familjet, bizneset dhe sektorë të tjerë të ekonomisë për shkak të pandemisë Covid-19.

Qytetarët me anë të mesazhit në numrat e tyre të telefonit janë njoftuar nëse janë përfitues të asistencës mujore prej 130 euro sipas Masës nr.15.

Por, një lexues i Periskopit ka treguar se si fillimisht është njoftuar nga Ministria e Financave si përfitues i kësaj asistencë një ditë më parë, ndërsa sot ai ka pranuar mesazhin se tek ai ka ndodhur një gabim teknik dhe se nuk është përfitues i kësaj pakoje, raporton Periskopi.

Ai është shprehur i zhgënjyer me qasjen e qeverisë ndaj tyre për këtë asistencë.

Për këtë ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu e cila e ka quajtur skandal dhe lojë e qeverisë me qytetarët.

“Skandalet e Qeverise dhe loja me qytetare nuk kane te ndalur. Kete e deshmojne me se miri keta sms.
Qytetaret presin me ore te tera para pikave te postes pas lajmrimit me sms qe jane perfitues te pakos ku me ne fund do ti marrin ndihme nga shteti.
Kur ju vjen radha pas pritjes se gjate kthehen bosh sepse nuk i gjejne ne listat perfituese dhe nuk vonon shume nje dite pas vjen mesazhi tjeter. Ku thot se gjoja sms i pare ka qene gabim.
Kjo është me teper se s’kandal!”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë Ministria e Financave ka njoftuar se janë duke u kryer të gjitha pagesat nga Pakoja Emergjente Fiskale./Periskopi/

 

Shpërndaje në: