Skandal: Mjeku nga Prizreni rrezikon 45 punëtorë të urgjencës nga koronavirusi

Skandal: Mjeku nga Prizreni rrezikon 45 punëtorë të urgjencës nga koronavirusi

Një mjek nga Prizreni ka shkaktuar një skandal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, përkatësisht në urgjencë, duke rrezikuar nga koronavirusi 45 punëtorë të tjerë.

Rastin e ka denoncuar Firdeze Haxhimagjun Skenderi e cila ka treguar një stomatolog nga Prizreni kishte qenë në një pushim në Bansko dhe ishte kthyer në Kosovë më datë 23 mars përmes Maqedonisë. Ai nuk ishte vendosur në karantinë sikurse e parashihte urdhri nga Qeveria, por ishte vendosur në shtëpi në vetizolim, shkruan Gazeta Shneta.

Stomatologu e ka festuar ditëlindjen më 24 mars dhe në këtë aheng familjar kishte marr pjesë edhe një mjek i QKMF-së, i cili nuk iu kishte treguar kolegëve të tij deri në ditën kur stomatologu kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Për shkak se kolegët në QKMF kanë pasur kontakt me mjekun në fjalë, tani janë detyruar që të vetkarantinohen derisa të kryejnë analizat në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik. Poashtu mjeku në fjalë ka punuar edhe me pacientë për çdo ditë nga ora 07:00 deri në 15:00.

Raportimi i plotë nga Firdeze Haxhimagjun Skenderi:

Rasti pozitiv ne Prizren, eshte nje dr stomatolog i cili ka qen ne skijim me gjithe gruan e vet, ne Bansko. Ka hy ne Kosovë permes Maqedonise me date 23 mars, kur veç ne Kosovë ka qen urdheri qe kush hyn neper kufina me shku direkt ne karantine ne Prishtine. Personi ne fjale ( me COVID pozitiv), paska ndejt ne vetizolim ne shtepi, por qe me date 24 mars e ka festu ditelindjen me familjen e ngusht te tij. Pse shkrujta? Sepse personi me COVID + eshte vjehrri i nje doktori qe punon te na ne urgjence. Doktori yne, e ka dite qe vjehrri eshte kthy ne kohe emergjente nga Bullgaria, doktori yne e ka dite qe vjehrri eshte ne vetizolim ne shtepi, doktori yne me vetedije ka shku te vjehrri ja ka festu ditelindjen.me 24 mars, doktori yne neve askujt ne urgjence nuk na ka tregu per kete gje, deri sa sot u publiku rezultati edhe tek sot doktori yne e kane largu nga urgjenca, e kane dergu ne vetizolim. E na prej 24 marsit me doktorin jemi ne kontakt te gjithe, sepse ka punu çdo dite nga ora 7 deri ora 15 me gjitha ekipet. Ne kontaktum IKSHP, neser do rrim ne urgjence ( sepse sonte jam ne ndrrim nates), deri sa te na bohen analizat per COVID. Fjala eshte qe idiotesia e doktorrit tone eshte qe 45 punetore te urgjences na ka qu ne ethe deri sa te na bojne analizat. Se ne çfarë gjendje jemi tash ne, kjo dihet… Kaloni mire. E sinqerisht rrini ne shpija mos u takoni as me shoqeri as me moter as me askend

Shpërndaje në: