Skandal në tenis, arrestohen 28 lojtarë për kurdisje ndeshjesh

Skandal në tenis, arrestohen 28 lojtarë për kurdisje ndeshjesh

Operacioni i Gardës Civile Spanjolle, e koordinuar nga Gjykata e Lartë Kombëtare e Spanjës dhe e mbështetur nga Europoli ka shpërbërë një grup të organizuar kriminal nga Armenia, të përfshirë në manipulimin e kompeticioneve profesionale të tenisit.

28 lojtarë profesional janë arrestuar, përfshirë edhe 55 të dyshuar të tjerë, përcjell Periskopi.

Njësia e Integritetit të Tenisit (TIU) kishte filluar hetimin qysh nga viti 2017, duke denoncuar aktivitetet ilegale lidhur me ndeshjet që paraprakisht ishin të kurdisura.

Të dyshuarit detyruan lojtarët profesional të kurdisnin ndeshjet dhe të përfitonin në emër të mijërave qytetarëve, duke përdorur indetitetin e tyre.

Në ditën që u organizua aksioni, 11 shtëpi u bastisën në Spanjë në të cilat u gjetën 167,000 euro para cash, një revole, mbi 50 pajisje elektronike, 5 automjete luksoze, kreditkartela dhe dokumentacione te lidhura me çështjen. Po ashtu, u gjetën 42 llogari bankare dhe bilancet e tyre janë bllokuar./Periskopi

Shpërndaje në: