Skandal, Skandal, Skandal: Zbulohen faktet e dallavereve me shitje biletash

Skandal, Skandal, Skandal: Zbulohen faktet e dallavereve me shitje biletash

Dikush duhet të ndërmarr diçka urgjentisht në lidhje me dallaveret që po bëhen me shitjen e biletave online të Kombëtares së Kosovës.

Nuk është hera e parë dhe, me gjasë, nëse e lejojmë, nuk do të jetë as e fundit që kompania përgjegjëse për shitjen e biletave për ndeshjet e “Dardanëve” bie nga rrjeti, ose më mirë të themi përgënjeshtron rënien nga rrjeti, derisa në prapaskenë montohen dallaveret dhe veprat kriminale, shkruan Periskopi.

Derisa sot pritej që nga ora 16:00 të dilnin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Angli, uebsajti “tiks.app” nuk funksionoi dhe po vazhdon të mos funksionojë, nën arsyetimin e interesimit të jashtëzakonshëm.

Sidoqoftë, një fans që ka njohuri rreth serverëve, u mundua të komunikojë me serverin e “tiks.app” përmes IP adresës.

Dhe, çuditërisht – siç mund ta shihni në foto – secila tentativë për komunikim ishte e suksesshme, derisa uebsajti po qëndronte i bllokuar.

Kjo nënkupton se “tiks.app” po lejon IP adresa specifike për të blerë bileta online, derisa të tjerët që nuk kanë çasje, do të duhet të presin derisa të kryhen dallaveret, e ndoshta atëherë do të mund të sigurojnë një biletë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: