Skandal: “Stacioni i Autobusëve” në Ferizaj shantazhon me padi gruan që u ankua për dallavere në konkurs punësimi

Skandal: “Stacioni i Autobusëve” në Ferizaj shantazhon me padi gruan që u ankua për dallavere në konkurs punësimi

Punësimi i grave në Kosovë mbetet një problem shumë i madh nacional, ashtu siç mbetet edhe shkathtësimi adekuat për tregun e punës. Por, ka raste të ndryshme kur edhe grave të kualifikuara iu pamundësohet punësimi për arsye të paqëndrueshme.

Një gjë e tillë i ka ndodhur znj. Merita Krosa-Sadriku nga Ferizaj, e cila nuk ka arritur të punësohet në stacionin e autobusëve edhe pse kishte qenë më e kualifikuara, dhe së cilës i ishin dëmtuar jashtëligjshëm pikët në dy forma të testimit.

Një gjë e tillë ishte vërtetuar edhe nga ana e Inspektoratit të Punës. (https://www.periskopi.com/kurdisja-e-konkursit-insp-ektor-ati-gjobit-stacionin-e-autobuseve-ne-ferizaj-shkelen-procedurat-e-punesimit/)

Pas ankesës në Inspektoratin e Punës në Ferizaj, si rrallëherë NPL “Stacioni i Autobusëve” në Ferizaj ishte gjobitur me 500 euro për shkeljet e bëra dhe të dyja pozitat u rishpallën.

Konkursi u rishpall dhe zonja në fjalë kishte aplikuar përsëri, mirëpo zyrtarët duket se nuk reflektuan dhe sipas saj, vendosën t’i përsosin metodat e manipulimit duke mos garantuar kushte të barabarta për aplikuesit dhe duke i zgjedhur kandidatët e preferuar, njësoj si në konkursin e parë, të anuluar nga Inspektorati.

Aplikuesja në fjalë bën sërish ankesë te ndërmarrja, pas së cilës merr një përgjigje skandaloze, të cilën madje edhe e kërcënojnë me padi [siç thonë ata për shpifje dhe fyerje], duke provuar që ta frikësojnë dhe zmbrapsin nga e drejta e saj e garantuar me ligj për ankesë te organet kompetente.

Për më tepër, në refuzimin e ankesës gjejmë një gjuhë joprofesionale dhe personale në të cilën shkruesi, herë i drejtohet me përemrin vetor “ju” dhe herë me “ti”.

Më poshtë e keni edhe përgjigjen e Stacionit që vjen në formën e shantazhit ndaj aplikantes.

Shpërndaje në: