Skandal tjetër: Pas pagave, shqiptarëve iu zbulohet një element tjetër personal

Skandal tjetër: Pas pagave, shqiptarëve iu zbulohet një element tjetër personal

Një tjetër skandal është bërë publik ditën e sotme, ku pas publikimit të të dhënave personale, si paga, ID, apo numrat e telefonit, ka dalë edhe lista e targave të makinave.

Mësohet se në një databazë janë listuar targat e makinës bashkë me emrin e pronarit, të cilit i përket automjeti.

Siç mund të shihet edhe më poshtë, lista është e ndarë në disa kolona, ku përmban të dhënat mbi targat, modelin e automjetit, tipin e makinës, ngjyrën, numri i shasisë dhe emrin e personit që e ka në pronësi.

Databaza që po qarkullon, është lista e 530 452 qytetarëve, të cilëve u janë publikuar të dhënat e automjetit të regjistruar në emrin e tyre.

Kujtojmë se ditën e djeshme prokuroria ka vendosur sekuestro mbi serverat e AKSHI-t, Institutit të Sigurimeve dhe të drejtorisë së Tatimeve. Kjo masë u morë për arsye që mos të ndërhyhet më në servera.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është duke kryer veprimet hetimore për veprat penale “Shpërdorim detyre”, lidhur me skandalin e publikimit e të dhënave personale të më shumë se 680 mijë shqiptarëve.

Ndërsa në listat që po qarkullojnë në rrjetin social “WhatsApp” janë të dhënat mbi vendet e punës, pagat e janarit 2021 dhe ID. Ditën e djeshme u publikua dhe një tjetër listë, e cila përmbante të dhënat për pagat e muajit prill por edhe numrat e telefonit të gjithsecilit./Opinion.al

 

Shpërndaje në: