Skandal:  Zbulohet letra, PD kërkon zyrtarisht nga KE që të mos hapen negociatat për Shqipërinë

Skandal:  Zbulohet letra, PD kërkon zyrtarisht nga KE që të mos hapen negociatat për Shqipërinë

 

Këtë gjë e ka bërë me anë të deputetit Aldo Bumçi.

Ky i fundit ka depozituar nje amendament qe anulon kerkesen drejtuar Komisionit dhe Keshillit per percaktimin e dates per hapjen e negociatave Shqiperine, duke e zevendesuar kete kerkese me vendosjen sipas PD, te kushteve per zgjedhjet, implementimin e ligjit te dekriminalizimit dhe te 5 prioriteteve.

Veprimi vjen vetëm pak ditë pas thirrjes publike të Sali Berishës, që kërkoi nga KE të mos hapen negociatat për Shqipërinë.

Ai kërkoi që të vendosen kushte shtesë, ndërsa tha se Shqipëria nuk mund ta marrë statusin e vendit kandidat, pasi është e mbushur me kanabis.

Në një intervistë për ABC News, Berisha tha se nga informacionet që ai ka, KE do të vendosë kushte, ku do të përfshihet dhe lufta ndaj lëndëve narkotike.

Presim në fakt këto ditë që KE të propozojë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. A duhet të hapen negociatat?

Unë gjykoj se Komisioni Europian nuk mund të hapë negociatat pa u plotësuar kushtet. Ky është mendimi im. A i ka plotësuar Shqipëria kushtet për hapjen e negociatave, këtë le ta lëmë ta thotë Komisioni Europian, mos ta themi ne si opozitë sepse ne kemi versionin tonë. Rama ka bërë një premtim, që do garantojë hapjen e negociatave. Të presim e të shohim sa do ta mbajë.

Ju dyshoni që mund të ketë një propozim të tillë nga KE nga informacionet tuaja?

Informacionet e mia janë që do ketë kushte. D.m.th, plotësimi i disa kushteve bën të mundur hapjen.

Ne kishim 5 kushte ndërkohë..

Mund të bëhen dhe pak më shumë. Mund të shtohet edhe kanabisi.

shkresa

Shpërndaje në: