Skandal: ZRRE cakton tarifat duke u bazuar në çmimin më të lartë të rrymës në treg

Skandal: ZRRE cakton tarifat duke u bazuar në çmimin më të lartë të rrymës në treg

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka bërë shqyrtimin për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë. ZRRE me anë të një raporti ka shpejguar sesi do të jenë tarifat e reja dhe mbi çfarë baze po merren ato.

Në raportin e ZRRE-së ka shumë lëshime sesi është marrë mesatarja e çmimit të energjisë elektrike në muajt e fundit.

ZRRE në raportin e saj ka caktuar tarifat duke marrë për mostër çmimin më të lartë të energjisë në berzë (vend ku shikohet çmimi i energjisë) dhe jo një mesatare për tërë muajin.

Kjo tregon që ZRRE i është referuar veç një dite dhe asaj që ka qenë çmimi më i lartë i rrymës 367 euro, e të cilën e ka shfrytëzuar si mostër për t’i përpiluar tarifat e reja.

“Çmimi mesatar javor i Tregut një-ditë-para në Bursën Hungareze të Energjisë, një treg i referuar zakonisht për rajonin për shkak të likuiditetit dhe afërsisë gjeografike, arriti në 376,44 EUR/MWh në javën e 51-të të 2021. Krahasuar me mesataren për javën e parë të vitit 2021 (62.02 EUR/MWh), kjo paraqet një rritje prej 563%. Rritje të ngjashme pati në bursa të tjera evropiane të energjisë, ku shumica e parashikimeve sugjerojnë se nivelet e çmimeve ka gjasa të mos bien ndjeshëm para fundit të tremujorit të parë të 2022.”, thuhet në raportin e ZRRE-së.

Mbi këtë mostër e cila iu ka ‘qëlluar’ më e larta për nga çmimi i rrymës, ZRRE ka propozuar edhe tarifat e reja e të cilat po kundërshtohen me të madhe nga populli.

Në raport, ZRRE propozon që tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 12.31 eurosh. Ndërsa, konsumatorët që shpenzojnë 1,000 kWh rrymë në muaj të paguajnë 24.62 euro më shumë të çmimit të rrymës.

Ndërkohë për shtrenjtimin e energjisë elektrike janë paralajmëruar edhe protesta nga ana e partive opozitare.

Në anën tjetë kryeministrit Albin Kurti ka thënë se e kupton ‘brengën’ e popullit rreth tarifave të reja të rrymës teksa ka paralajmëruar edhe një konferencë për media për të shpalosur detaje për qëndrimin e Qeverisë./Periskopi/

 

Shpërndaje në: