Skandali familjar, Ibrahim Tatlıses padit vajzën

Skandali familjar, Ibrahim Tatlıses padit vajzën

Kriza mes legjendës së muzikës turke, Ibrahim Tatlıses, dhe vajzës së tij, Dilan Çıtak, po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë. Konflikti familjar tashmë ka kaluar në përmasa ligjore, duke detyruar artistin të shtyjë koncertet dhe të paraqitet në gjykatë.

Sipas mediave turke, Ibrahimi u pa në Gjykatën e Bitezit në Bodrum për të dhënë dëshminë e tij lidhur me një incident të rëndë të ndodhur mes tij dhe vajzës. Sipas pretendimeve që kanë bërë xhiron e mediave turke, Dilan Çıtak i ”ka hedhur të atit një telekomandë” gjatë një debati, veprim që autoritetet e kanë cilësuar si rrezik potencial., raporton RTV21, transmeton Periskopi

Pas kësaj ngjarjeje, Ibrahim Tatlıses ka marrë vendimin e fortë për ta paditur vajzën e tij, duke e çuar konfliktin familjar në dyert e drejtësisë. Mediat raportojnë se këngëtari është paraqitur në gjykatë me karrocë çka ka shtuar edhe më shumë vëmendjen e publikut.

Si pasojë e këtij skandali, Tatlıses ka shtyrë dy koncerte të planifikuara në Gjermani.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, ndërsa pritet që procesi gjyqësor të zbardhë detajet e plota të këtij konflikti që ka tronditur showbizin turk./Periskopi

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Çfarë është toksina e “bretkosës së shigjetës” që lidhet me vdekjen e Alexey Navalny?

Pesë vende evropiane, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Suedia dhe Holanda kanë akuzuar Rusinë se…

Vetëm 3% më shumë proteina bimore mund t’ju zgjasin jetën – thonë studimet

Dihet se ushqimi i pasur me proteina është i rëndësishëm për kocka dhe muskuj të…

Conte thotë se Napoli meritoi më shumë ndaj Romës, flet edhe për Rrahmanin

Antonio Conte beson se Napoli meritonte më shumë sesa barazimi 2-2 me Romën. “Ishte një…

Dosja Epstein: Hetuesit publikojnë listën me qindra emra personalitetesh të larta politike dhe publike

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, ka publikuar një listë prej 305 individësh të…

Ymeri për qeverinë e re: Janë shtuar ministri pa pasur nevojë

Analisti politik Visar Ymeri ka komentuar formimin e qeverisë së re duke vënë theksin te…

Lajm i keq: Amir Rrahmani del nga loja i lënduar në ndeshjen ndaj Romës

Lajm i keq për Napoli nga “Stadio Diego Armando Maradona”. Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani,…