Gjykatësi ia mohon kontrollet shëndetësore deputetit të VV-së

Gjykatësi ia mohon kontrollet shëndetësore deputetit të VV-së

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, i cili po mbahet për muaj të tërë në arrest shtëpiak, nën akuzat për sulm me granatë dore ndaj Kuvendit të Kosovës, ka thënë se gjykatësi i rastit, Beqir Kalludra nuk i ka dhënë leje për t’i bërë analizat e mëtutjeshme pas konstatimit se ka probleme shëndetësore që vijnë nga mungesa e aktivitetit fizik dhe ekspozimit ndaj diellit.

Krasniqi, në Facebook shpjegon se nuk e di nëse ky veprim i gjykatësit është neglizhencë ose i qëllimishëm, por sipas tij, kjo tregon se për Kalludrën ai e bashkëkativistët e tij janë “thjesht emra në shkresa gjyqësore”, e jo njerëz, shkruan Periskopi.

Ky është sqarimi i plotë i Krasniqit:

Pasi nga vizita e fundit mjekësore, doli që kam probleme shëndetësore që vijnë nga mungesa e aktivitetit fizik dhe ekspozimit ndaj diellit, nesër në mëngjes e kisha të caktuar për të bërë analizat e mëtutjeshme.

Por, gjykatësi Beqir Kalludra nuk më ka dhënë leje, ani pse kërkesa është bërë në kohë të duhur, të mjaftueshme për përgjigjjen e gjykatës.

Unë nuk e di a është kjo neglizhencë apo refuzim i qëllimshëm, por cilido qoftë rasti, kjo flet se për Beqir Kalludrën ne jemi thjeshtë emra në shkresa gjyqësore dhe jo njerëz që kanë nevojë të lëvizin e të mirëmbajnë shëndetin.

Vazhdimi i izolimit tonë, çdo dy muaj, tash e 1 vit – pa asnjë interesim nga gjykata rreth gjendjes tonë fizike e shëndetësore – tregon për një sistem drejtësie ku nuk ka njerëz e humanitet por vetëm procedura, montime e shkelje.

Shpërndaje në: