Skandaloze: Ministrit shqiptar të Arsimit në Maqedoni nuk i bënë për nxënësitë shqiptarë
Në kohë kur ministri i arsimit është shqiptar, nxënësit shqiptarë në Maqedoni mësojnë me libra të vjetër, të cilat janë bërë copë duke shkuar dorë pas dore me gjenerata e gjenerata.
Ministri Pishtar Luftiu përfundimisht ka dështuar të pajisë shkollat me komplete të reja librash, shkruan agjencia e lajmeve INA.
Një javë pas fillimit të vitit shkollor 2016/2017, shkollat shqipe kanë edhe më tej mungesë të madhe librash, nxënësit mësojnë më tepër me libra të fotokopjuar se sa me libra origjinalë, ndërsa edhe kur ka tekste, pjesa dërrmuese e tyre janë copë-copë për shkak të përdorimit të tejzgjatur./INA/




