Skandaloze: Pa flamurin e Kosovës dhe në prezencë të atij serb, EULEX takohet me kryetarin e Zveçanit

Skandaloze: Pa flamurin e Kosovës dhe në prezencë të atij serb, EULEX takohet me kryetarin e Zveçanit

EULEX ditë më parë ka zhvilluar një vizitë në veri të vendit, ndërsa ka takuar kryetarin në detyrë në komunës së Zveçanit, Vucina Jankovic. E gjatë këtij takimi nuk ishte fare flamuri i Kosovës por vetëm ai i Serbisë dhe ai i BE’së, edhe pse ky takim ishte zyrtar dhe po zhvillohej në një nga komunat e Kosovës. 

Koordintori i EULEX’it për komunat veriore të Republikës së Kosovës, Arija Johannes Van Der Pes, me datën 25 nëntor ka takuar kryetarin në detyrë në komunës së Zveçanit, Vucina Jankovi.

Ajo që bie në sy gjatë këtij takimi është mos prezenca e flamurit të Kosovës, por vetëm ai i Serbisë dhe i BE’së, çka konsiderohet skandal, duke marrë për bazë se Zveçani është komunë brenda territorit të Kosovës.

Misioni europian EULEX mban qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës, por prezenca e flamurit të Serbisë konsiderohet skandaloze, shkruan Metro.

‘Bashkimi Europian ka status neutral për çështjen e Kosovës dhe Serbisë’, kështu ishin arsyetuar më herët nga BE rreth hartës skandaloze që paraqitej prapa Lajçakut, e ku Kosova paraqitet pjesë e Serbisë.

Por, në këtë vizitë zyrtare të misionit të EULEX qëndron vetëm flamuri i Serbisë, dhe kjo është shqetësuese.

Shpërndaje në: