Skandaloze: Polici i Kosovës zihet duke kryer marrëdhënie seksuale në motel, ishte në orar të punës dhe me uniformë

Periskopi.com Lajme

Një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës, me gradën kapiten, është zënë gjatë orarit të punës në një motel në qytetin e Prizrenit.

Sh.K. (emër i njohur për redaksinë), është kapur nga Inspektoriati Policor, në një nga motelet e Prizrenit, duke kryer marrëdhënie seksuale.

Burime të Gazeta Blic, bëjnë të ditur se në momentin kur zyrtari policor kishte qenë duke kryer marrëdhënie seksuale, kishte qenë në detyrë zyrtare, madje edhe me uniformë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:00 të pasditës.

Inspektoriati e ka suspenduar zyrtarin policor për këtë gjest, teksa priten të merren vendime të tjera ndaj tij.

Gazeta Blic ka folur me zëdhënësin për Informim në Stacionin Rajonal të Prizrenit, Shaban Osmanollaj, por që i njejti nuk ka dashur të flas.

Ai ka kërkuar të pyetet zyra për informim në Inspektoriatin Policor, por që të njejtit nuk janë përgjigjur.

“Për këtë nuk mund të flas unë. Nuk jam kompetent. Zyra për informim në Inspektoriatin Policor mund të deklarohet”, ka thënë shkurt Osmanollaj.

Gazeta ka provuar të vë kontakt edhe me ish-zyrtarin policor që u zu gjatë orarit duke kryer marrëdhënie seksuale në Motel, por që as ai nuk u është përgjigjur thirrjeve.

Kjo nuk është hera e parë kur zyrtarët policor përfshihen në skandale të tilla seksuale.

Shpërndaje në: