Skandaloze: Si transferohen futbollistët në skuadrat kosovare?

Skandaloze: Si transferohen futbollistët në skuadrat kosovare?

Për këtë arsye lojtari duhet t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe nëse i kalon me sukses më pas firmos kontratën. Një gjë e tillë në Kosovë nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk po ndodhë as tani kur jemi pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s.

Klubet kosovare blejnë lojtarë pa e ditur gjendjen e tyre fizike dhe shëndetësore, apo thënë ndryshe, pa e ditur se çfarë po blejnë dhe shpeshherë blerjet e tilla dalin dështime, shkruan Infokusi.com.

Krejt çka bëhet në këtë drejtim është kontrollimet mjekësore që bëhet në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive, dhe kjo bëhet pasi është detyrim për klubet nga ana e Federatës së futbollit të Kosovës.

Deri kur do të shkohet kështu, nuk dihet, por me qenë klub profesionist dhe me qenë pjesëmarrës në gara që organizohen nga UEFA, duhet të plotësohen të gjitha kushtet që kërkohen, e klubet kosovar janë bajagi larg.

Shpërndaje në: