Skandaloze: Vjosa Osmani nuk i beson Policisë së Kosovës, kërkon mbrojtje nga KFOR-i?

Skandaloze: Vjosa Osmani nuk i beson Policisë së Kosovës, kërkon mbrojtje nga KFOR-i?

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duket se nuk po iu beson institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Ndonëse nuk ka raportuar se është rrezikuar nga ndokush, ajo mësohet se ka kërkuar mbrojtje nga KFOR-i, duke krijuar një precedent shumë të rrezikshëm, meqë deri më sot vetëm personalitete që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës kanë kërkuar mbrojtje të tillë.

Burime të Periskopit kanë treguar se Osmani ka kërkuar dje në takim me komandantin e KFOR-it, Michele Risi, mbrojtje për të.

Po ashtu, ditë më parë Osmani i kishte takuar edhe ambasadorët e shteteve të Kuintit, të cilëve u kishte thënë se partitë politike po planifikojnë të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Kjo gjë nuk është e vërtetë, sepse seanca e jashtëzakonshme ishte planifikuar të thirrej vetëm për solidarizim me ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe për debat parlamentar, e cila më pas ishte anuluar.

Vjosa Osmani nuk ka bërë publike për ndonjë kërcënim të mundshëm. Ajo po ashtu ende nuk ka shpjeguar pse ka kërkuar mbrojtje nga KFOR-i.

Shpërndaje në: