Skanimi i fotos që na tregon sa do jetojmë

Skanimi i fotos që na tregon sa do jetojmë

Kjo medotë që u përdor për zbulimin dhe identitetit të kriminelave, tani po punohet nga hulumtuesit e Universitetit të Illioisit, për të krijuar një sofware për të analizuar mundësinë e jetës bazuar në fytyrën e personit në moshën që paraqitet.

Teknologjia e cila ka një system të komplikuar, kryen një hetim të fotografisë duke e ndarë në gjashtë fusha, duke u përqendruar në faktorët si mosha, raca, edukimi, nëse personi është duhanpirës apo jo.

Pasi i shqyrton këto pika, kompjuteri përpunon hipotezën e asaj që sa do jetojë ky person.

Hulumtimi është ende në fazat e hershme, por ideja e përdorimit të teknologjisë në njohjen e fytyrës ka ngjallur një interes nga ana e disa kompanive të sigurimit me mundësinë e përdorimit të saj në fushën e politikave të sigurimit

 

Shpërndaje në: