Skena qesharake në Parlamentin serb, deputeti ofron ‘shërbime’ se si duhet të rrihen deputetët

Skena qesharake në Parlamentin serb, deputeti ofron ‘shërbime’ se si duhet të rrihen deputetët

Dragan Markoviq – Palma, deputeti i SPS- Serbia e Bashkuar, i ofroi opozitës, si pronar i një klubi kikboksi, të organizojë një përleshje, nëse do t’iu pëlqente, duke shtuar se ata mund të mposhten edhe në ‘sparring’ nga ndonjë vajzë, të cilën ai do ta zgjedh dhe jo të “shtyhen” me njëri-tjetrin në  përballë kryetarit të parlamentit.

Ai kërkoi seriozitet dhe arriti në përfundimin se ky ishte momenti para fillimit të luftës së tretë botërore.

“Palma” beson se lufta mund të përfundojë nëse “ukrainasit heqin armët”, duke shtuar se ai foli për këtë para Bashkimit Evropian në parlamentin e tyre. Ai po ashtu deklaroi se “ne jemi vlerësuar nga përfaqësuesi i tyre dhe nga Partia e Lirisë”.

Ai iu referua edhe DSS-së së Re, duke thënë se ajo parti e dorëzoi Sllobodan Millosheviqin në Hagë pikërisht në Vidovdan.

Shpërndaje në: