Skenari se si mund të ‘shpëtojë’ Drita dhe të zhvillohet ndeshja finale ndaj Linfieldit

Skenari se si mund të ‘shpëtojë’ Drita dhe të zhvillohet ndeshja finale ndaj Linfieldit

Është anuluar ndeshja finale e fazës parakualifikuese në Ligën e Kampionëve, mes Dritës dhe Linfieldit, e paraparë të zhvillohet sonte nga ora 18:00.

Ky vendim është marrë nga autoritet zvicerane së bashku me UEFA’n, pasi që te kampionia e Kosovës së fundmi është regjistruar edhe një rast pozitiv me koronavirus.

Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë vendimi nga Komsioni Disiplinor i UEFA’s, megjithatë ka shpresë që kjo ndeshje të zhvillohet.

Sipas rregullores së publikuar nga UEFA, pas rikthimit të futbollit nga pauza e gjatë shkaku i pandemisë, thuhet se kjo ndeshje duhet të luhet më së largu të premten, me kush që testet e reja te Drita të rezultojnë negative.

Gjithashtu, thuhet se Drita duhet të këtë në përbërje së paku 13 futbollistë (përfshirë një portier) për të mundësuar zhvillimin e ndeshjes.

Nëse nuk ndodhë kjo, atëherë Drita do ta humbasë ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0 dhe Linfield do kualifikohet tutje.

Shpërndaje në: