Skender Hyseni: Ka plot mesazhe që Blinken ua dha e që Kurti e Osmani nuk i shpalosën me publikun

Skender Hyseni: Ka plot mesazhe që Blinken ua dha e që Kurti e Osmani nuk i shpalosën me publikun

Skender Hyseni, ish zv.kryeministër i Kosovës dhe ish udhëheqës i negociatave me Serbinë, në një intervistë për Periskopin ka thënë se ka njohuri për porositë që janë dhënë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Hyseni ka treguar se tema që nuk janë shpalosur fare për publikun nga ana e krerëve të shtetit.

”Unë jam në dijeni edhe të porosive që kanë marrë Kurti e Osmani. Ato janë të qarta. Unë vetëm po  uroj edhe Kurti edhe Osmani t’i kenë kuptuar seriozisht porositë që kanë marrë nga sekretari. Unë jam i sigurtë që ka plot mesazhe të qarta që nuk i kanë shpalosur. Unë nuk dua të spekuloj, nuk është në vetvete një problem sa duhet të ruhet një shkallë e diskrecionit diplomatik.”, ka thënë ai.

”E njoh çdo gjë dhe për hir të suksesit e veprimeve në diplomacim mirëpo unë ju siguroj që asgjë më jetike dhe më të rëdësishme për SHBA’në sot, e për fat të mirë e njëjta urgjencë edhe për Kosovën, nuk ka se sa të mbyllet dialogu me Serbinë. Siç thonë amerikanët, i përqëndruar me njohjen e ndërsjellë. Nëse kalohen vite te humbura, ka rrezik që Kosova të mbetet në një gjendje pezull, një shtet që nuk ka rrumbullaksuar procesin e saj të shtetndërtimit.”, shtoi ai.

Intervista e plotë KËTU

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: