Skender Hyseni: Kurti nuk është antiamerikan, por mashtrues

Skender Hyseni: Kurti nuk është antiamerikan, por mashtrues

Ish-koordinatori shtetëror për dialog me Serbinë, Skender Hyseni ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se “njohja reciproke mes dy vendeve është në qendër të dialogut”. Sipas tij, kjo deklaratë e Kurtit është një “lojë fjalësh për fëmijë, sepse ai mendon se po u drejtohet fëmijëve me atë deklaratë”.

I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, Hyseni deklaroi se Kurtin nuk e merr askush seriozisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në të njëjtën ditë kur ne festonim 14 vjet të shtetit nga disa liderë të Kosovës dëgjohej fjala ‘korrupsion dhe krim’. Ambasadori amerikan thotë se për 14 vjet ka bërë mrekulli dhe ia thashë në shaka që mrekulli ndoshta është tepërt, por gati aty”, u shpreh ai.

Hyseni nuk mendon që kryeministri Albin Kurti është antiamerikan.Por, ai thotë se Kurti është një mashtrues patologjik.

“Kurti nuk është antiamerikan, sepse duhet të jesh i çmendur që të jesh kryeministër i Kosovës dhe të jesh antiamerikan. Por nëse me pyeteni se a është mashtrues, unë e them me bindje të plotë se ai është mashtrues patologjik”, tha ish-ministri i Jashtëm.

Sipas Hysenit, Kurti që nga hyrja në politikë vetëm ka mashtruar.

“Ai që nga dita e parë që ka dalë në publik vetëm se ka mashtruar, ishte kundër Rambujesë, kundër dialogut, madje thoshte se kurrë nuk do të bëjë dialog me Serbinë, ishte kundër gjithçkaje. Unë nuk di si ta përshkruaj ndryshe, një mashtrues ordiner” ka thënë Hyseni në Tëvë 1.

 

Shpërndaje në: