Skenderaj, policia e detyron vozitësen t’i largojë targat e Serbisë

Skenderaj, policia e detyron vozitësen t’i largojë targat e Serbisë

Ditën e sotme Policia në Skënderaj nuk ka lejuar një makinë me targa të Serbisë të kalojë në territorin e Kosovës pa ndërruar targat.

Kjo shihet në disa pamje të publikuara ku shihet se vozitësja është detyruar nga Policia e Kosovës të largojë targat dhe të vendosë targat e përkohshme.

Kujtojmë se situata është përshkallëzuar dje pasi autoritetet e Kosovës nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia.

Shpërndaje në: