“Skifterat” ia vendosin Dritës emrin e kompanisë së njohur të basteve

“Skifterat” ia vendosin Dritës emrin e kompanisë së njohur të basteve

Të mërkurën do të zhvillohet derbi i madh lokal në Superligën e Kosovës mes Gjilanit dhe Dritës.

Drita po lufton për titullin e kampionit, ndërkaq Gjilani është pa objektiv këtë sezon, por të motivuar për t’i mposhtur rivalët e qytetit.

Tifozët e Gjilanit, “Skifterat” e kanë njoftuar ndeshjen e radhës të ekipit të zemrës, por në një formë më ndryshe.

Në vend të emrit të ekipit të Dritës, ata kanë shkruar emrin e kompanisë së njohur të basteve, Bet365.

“Nderi i Qytetit zhvillon ndeshjen e rradhës kundër klubit të matemacientëve dhe prognozave në arenën ‘Agim Ramadani – Katana’” – shkruajtën ndër tjera në faqen e tyre në Facebook.

Shpërndaje në: