Skijatori përplaset me motor-sajën në Brezovicë, ndihma mjekësore s’arriti në vendngjarje

Skijatori përplaset me motor-sajën në Brezovicë, ndihma mjekësore s’arriti në vendngjarje

Sot në qendrën skitare në Brezovicë ka ndodhur një aksident në mes të një skjiatori dhe motor-saje brenda shtigjeve të skijimit.

Sipas njoftimit të Shërbimit të Kërkim-Shpëtim Malor i Kosovës, skijatori ka goditur motor-sajën që ka qenë duke lëvizur brenda shtigjeve të skijimit, dhe si rezultat është lënduar në disa pjesë të trupit.

Po ashtu, theksohet se në mungesë dhe vonesë të ekipeve mjekësore emergjente në qendrën skitare, dhe bllokim të rrugës nga kaosi i parkimit të automjeteve nuk ka mundur të mbërrijë autoambulanca.

Kurse bëhet e ditur se i lënduari është në gjendje stabile dhe po vazhdon mjekimin.

Shpërndaje në: