Skitari kosovar përgatitet për Olimpiadën Dimërore në Austri

Skitari kosovar përgatitet për Olimpiadën Dimërore në Austri

Albin Tahiri ndodhet në qendrën skitare në Molltal Glacier të Austrisë, ku po i vazhdon përgatitjet për garat e ardhshme ndërkombëtare para lojërat olimpike dimërore “Pekini 2022”.

Skitari ynë në Austri po përgatitet për disiplinat e sllallomit të madh dhe super-sllallomit të madh, njofton KOK-u.

Shpenzimet e përgatitjeve të Tahirit, që njëherësh është edhe bursist për LOD Pekini 2022, po mbulohen nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Pikërisht në Austri Tahiri pritet të nisë edicionin e ri të garave në fillim të muajit dhjetor, nëse garat e planifikuara mbahen sipas planprogramit, shkaku i pandemisë COVID-19.

Deri më tani Albini ka plotësuar kriteret për normë olimpike në katër disiplina të skijimit alpin: lëshim, kombinim alpin, sllallom të madh dhe sllallom. I ka mbetur vetëm edhe super-sllallomi i madh.

LOD “Pekini 2022” do të mbahet prej 4 – 20 shkurt 2022 në Pekin të Kinës

Shpërndaje në: