Skitarja, Sophie Sorschag: Jam shumë krenare që do ta përfaqësojë Kosovën në gjithë botën në kërcimet me ski

Skitarja, Sophie Sorschag: Jam shumë krenare që do ta përfaqësojë Kosovën në gjithë botën në kërcimet me ski

Në një ceremoni të organizuar në Trieste të Italisë, ku po qëndrojnë drejtuesit e KOK-ut për garat e EYFO-it dimëror 2023, është nënshkruar kontrata mes Federatës Skitare të Kosovës dhe skitares, Sophie Sorschag.

24-vjeçarja garon në kërcime me ski, disiplinë në të cilën është kampione e botës në ekipore me Austrinë, shtet për të cilin ka garuar deri në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, përcjellë Periskopi.

Pas zyrtarizimit si përfaqësuese e Kosovës në skijim, Sorschag tha se ndihet krenare që do ta përfaqësojë Kosovën në kërcimet me ski.

“Jam shumë krenare që do ta përfaqësojë Kosovën në gjithë botën në kërcimet me ski. Faleminderit gjithë popullit të Kosovës që më kanë bërë pritje të ngrohtë ditëve të fundit, e të cilën nuk e kam pasur më parë”,  tha Sophie Sorschag.

Shpërndaje në: