Skocezët gjejnë se qeveritë po përdorin të dhëna sensitive për t’i ndryshuar sjelljet e popullit

Skocezët gjejnë se qeveritë po përdorin të dhëna sensitive për t’i ndryshuar sjelljet e popullit

Një formë e re e “influencës qeveritare”, që përdorin të dhëna personale sensitive për të bërë fushata që kishin për qëllim ndryshimin e sjelljes është “super-ngarkuar” nga rritja e gjigantëve teknologjikë, kanë paralajmëruar hulumtuesit.

Qeveritë kombëtare dhe lokale po provojnë të ndryshojnë sjelljen e gjithë popullit përmes makinave kërkimore dhe platformave të mediave sociale, kanë gjetur akademikët.

Kalimi te ky brend i ri i qeverishmërisë rrjedh nga martesa mes njoftimit të teorisë së shtytjes (koncept në teori politike, shkenca të sjelljes që mësyn një përforcim pozitiv për të ndikuar në sjelljen e njerëzve) në politikëbërjes dhe infrastrukturës së reklamimit online që ofron mundësi të papara për të nisur kampanja për të ndryshuar sjelljen, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Disa nga shembujt e gjetur nga Qendra Kërkimore për Krime dhe Drejtësi e Skocisë [SCCJR] vvariojnë nga skemat parandaluese e deri te pengimi që të rinjtë të bëheshin mashtrues online.

“Me qeverinë, ju keni qasje në të gjitha këto të dhëna ku mund të dini pak a shumë në kohë reale se me kë ju duhet të flisni demografikisht, dhe më pas të shihni se “a bëri kjo gjë dallim”” – thotë Ben Collier, nga Universiteti i Edinburghut.

“Kur qeveria e bën këtë kjo e fuqizon mundësinë që sjellja e popullit përnjëmend të ndodh.”

Përpjekja e qeverisë britanike për ta modifikuar sjelljen e të rinjve filloi në epokën e David Cameronit, ta zëmë.

Collier me kolegët e tij po argumentojnë se “rritja e ndikimit qeveritar” në sjelljen e popullit përveç disa të mirave mund të shkaktojë edhe shumë dëme. Jo vetëm që inkurajon departamentet që t’i përdorin shkujdesshëm të dhënat personale por edhe mund të kushtojë vëmendje të madhe negative te grupet e lëndueshme e të pa-avantazhuara shoqërore në mënyra që mund të jetë kundër-produktive. /Periskopi

Shpërndaje në: