Skocia ia ‘lidh këmbët Britanisë’: Bllokon daljen nga BE-ja
“Është një prej votimeve më domethënëse në historinë e Parlamentit skocez që prej atributit të dhënë për parlamentet rajonale”, deklaroi kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon.
“Ky votim është më shumë se simbolik. Është një test kyç për të mësuar nëse zëri i Skocisë është dëgjuar dhe nëse dëshirat tona merret parasysh brenda procesit britanik për daljen nga BE”, shtoi ajo.
Partia Laburiste skoceze, me 24 përfaqësues në parlamentin rajonal, ka shprehur kundërshtimin e saj për projektligjin qeveritar duke siguruar vota të mjaftueshme për SNP-në, që ka 63 përfaqësues nga 129, për të siguruar që votimi do të miratohet sot në Holyrood, selia e Parlamentit skocez.



