Skuadra e Barcelonës merr informacione rreth koronavirusit

Skuadra e Barcelonës merr informacione rreth koronavirusit

Koronavirusi tashmë është bërë temë diskutimi edhe ne futboll kjo është mjaft e qartë dhe madje po shkakton panik gjithandej.

Deri më tani janë anuluar shumë ndeshje e disa të tjera do të zhvillohen pa shikues.

Sot gjatë ditës së stërvitjeve të Barcelonës, lojtarëve dhe trajnerëve iu mbajt një konferencë për koronavirusin.

Ishte Dr. Antoni, shef i mjekësisë parandaluese epidemiologjike i cili morri në pyetje punonjësit e klubit.

Barcelona po i kushton rëndësi virusit vdekje prurës pasi do të udhtëtojë për në Napoli këtë javë në kuadër të Champions Ligës.

Në stërvitje u pa edhe Gerard Pique i cili duket se është gati për ‘El Clasicon’ e cila do të luhet të dielën. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: