Skuadra e LeBron James triumfon në NBA All-Star 2021

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar ndeshja e NBA All-Star 2021.

Ndeshja All-Star në kuadër të NBA 2021 ka përfunduar. Pas disa muaj debatesh rreth vendimit për tu organizuar një gjatë një pandemie, liga ishte fatmirësisht në gjendje të zhvillonte një ngjarje  pa incidente.

Si çdo herë tjetër, ndeshja e All-Star 2021 kishte basketbollistë cilësorë të cilët u ndeshën ndërmjet skuadrave të përzgjedhura nga LeBron James dhe Kevin Durant, transmeton lajmi.net.

Skuadra e LeBron arriti të fitojë me diferencë të thellë ndaj skuadrës së Durant.

Skuadra e James ksihte në përbërje basketbollistë tejet cilësor si: Giannis Antentokounmpo, Jokic, Luka Doncic dhe Steph Curry.

Skuadra e Kevin Durant kishte në përbërje basketbollistët: Leonard, Tatum, Willamson, Beal, Irving dhe James Harden.

Kevin Durant nuk u paraqit fare këtë ndeshje shkaku i një lëndimi të pësuar më parë.

Basketbollistët më të dalluar për skuadrën e LeBron në këtë ndeshje ishin, Giannis Antentokounmpo me 35 pikë, shtatë kërcime dhe tre asistime, Lillard 32 pikë, dy kërcime dhe një asistim dhe Steph Curry me 28 pikë, katër kërcime dhe katër asitime.

Për skuadrën Durant shëklqyen, Beal me 26 pikë, dy kërcime dhe katër asistime, Irving me 24 pikë, gjashtë kërcime dhe 12 asistime dhe James Harden me 21 pikë, dy kërcime dhe katër asistime.

Skuadra e LeBron triumfoi ne tre çerekë, ndërsa skuadra e Durant fitoi një tjetër. Rezultati i çerekëve, skuadra LeBron- skuadra Durant: (40-39), (60-41), (46-45) dhe (24-25).

Rezultati përfundimtar, skuadra LeBron 170-150 skuadra Durant.

Shpërndaje në: