Skuadra kosovare fiton në ndeshjen e Kupës, biznesmeni iu premton se do t’i dërgoj në deti

Skuadra kosovare fiton në ndeshjen e Kupës, biznesmeni iu premton se do t’i dërgoj në deti

Skuadra nga liga e dytë e Kosovës, Vëllazëria nga fshati Zhur i Prizrenit ka kaluar në fazën e dytë të Kupës së Kosovës pasi ka mposhtur Lepencin pas penalltive me rezultat 3-4.

Ndeshja e rregullt përfundoi në barazim pa gola ndërsa pas penalltive skuadra zhurjane triumfoi falë golit vendimtar të Ditëlind Reshiti.

E në njoftimin e klubit për fitoren dhe kalimin në rrethin tjetër ka komentuar një biznesmen i cili iu ka premtuar një premi futbollistëve dhe stafit të klubit.

Ai iu ka premtuar atyre se do t’i dërgoj në deti të gjithë klubin nëse arrijnë të fitojnë Kupën.

“Urime, krenar me ju. E qka ndoshta esht shum e kerkuar prej meje. Por nqofse Kupa harrit ne vendlindjen teme (Zhur), atahere jeni te ftuen te gjith ekipi ne deti me gjith stafin e vëllazërisë!!! Me rrespekt Behar Sope”, shkruhet në koment.

Ai është  njëri nga sponsoret që e ndihmon financiarisht klubin dhe iu ka premtuar atyre një miqësore me Freiburgun e Gjermanisë.

Shpërndaje në: