Skuadra ‘kurrë nuk e kanë parë Lampardin aq të frustruar’: Karriera e Alonsos në klub mund të ketë përfunduar

Skuadra ‘kurrë nuk e kanë parë Lampardin aq të frustruar’: Karriera e Alonsos në klub mund të ketë përfunduar

Trajneri i Chelseat, Frank Lamard është nën presion të shtuar, pasi shpenzoi rreth 250 milionë euro këtë verë.

Disa futbollistë të njohur shumë të spikatur janë transferua në ‘Stamford Bridge’ në muajt e fundit, përfshirë Kai Havertz, Timo Werner dhe Ben Chilwell.

Mirëpo, në tri ndeshjet e para, ‘Të Kaltërit’ kanë fituar vetëm katër pikë, teksa mezi arritën një barazim 3-3 kundër WBA, në ndeshjen e fundit, por kjo mund të llogaritet si sukses, pasi ata ishin në disavantazh 3-0 pas 27 minutave lojë.

Sidoqoftë, sipas ‘The Athletic’, Marcos Alonso – i cili u ndëshkua në minutën e 8-të dhe u zëvendësua pas pjesës së parë – ishte subjekt i një nervozizmi të Frank Lampardit para futbollistëve ‘të shokuar’, transmeton Periskopi.

p1ejas7tr91bpdc241ms7vip1i6gd.jpg

Lampard ishte tejet i nervozuar pasi zbuloi se Alonsoi shkoi direkt në autobusin e skuadrës pas pjesës së parë, duke mos preferuar ta shikojë ndeshjen nga banka rezervë.

Mateo Kovacic gjithashtu u zëvendësua në interval por, ndryshe nga Alonso, u ul në tribunë.

Stafi i Chelseat raportohet se ishte i befasuar kur pa mbrojtësin e majtë duke shkuar në një zonë ku ai nuk duhet të jetë, sidomos me një rregullore strikte anti-Covid-19.

p1ejas5g9tjlns4u13d11aamvc1b.jpg

”The Athletic” potencon se Lampard kritikoi Alonson në sy të të gjithë skuadrës.

Burime të brendshme e kanë përshkruar legjendën e Chelseat në atë moment si ‘më të frustruarin që e kanë parë ndonjëherë’.

Ndërkohë, një tjetër burim ka thënë për ‘The Athletic’ se Lampard ishte aq i frustruar me Alonson, saqë do të ‘befasohej nëse ai luan përsëri ndonjëherë për Chelsean’. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: