Skuadrat e Afrikës së Jugut dënohen përjetë për trukim ndeshjesh: Rezultat 59-1 me 41 autogola

Skuadrat e Afrikës së Jugut dënohen përjetë për trukim ndeshjesh: Rezultat 59-1 me 41 autogola

Një ekip duhej të fitonte me 18 gola për t’u ngjitur në kategorinë e dytë të Afrikës së Jugut, por përfundoi duke fituar 59-1, me 41 autogola nga kundërshtarët e tyre dhe nuk kërkoi një hetim të detajuar për të kuptuar se ndeshja ishte e turkim.

Matiyasi FC kishte nevojë për një mrekulli për t’u promovuar në ABC Motsepe League (niveli i dytë i Afrikës së Jugut). Ata ishin në vendin e tretë në tabelë me një diferencë golash shumë më të ulët se dy të parët dhe vetëm një fitore masive mund t’u kishte dhënë atyre një shans për t’u promovuar, shkruan MARCA, përcjellë Periskopi.

Ata kishin nevojë për një fitore me 18 gola diferencë, por ndeshja kundër Nsami Mighty Birds doli jashtë kontrollit dhe përfundoi 59-1 me 41 autogola.

Çuditërisht, autoritetet mbikëqyrëse të futbollit të vendit afrikan hynë për të hetuar ndeshjen dhe arritën në përfundimin se ishte qartësisht trukim ndeshjesh.

Shpërndaje në: