S’kuptojnë – Rainer Maria Rilke

S’kuptojnë – Rainer Maria Rilke

S’kuptojnë

Përmendim vetmitarin
pse s’thurrim shumë shpresa të na kuptojnë njerëzit
Mendojmë se njerëzit kuptojnë për çka e kemi fjalën!
Jo! Nuk kuptojnë.
S’kanë parë ndonjëherë vetmitar.
Ndaj edhe pa e njohur e kanë urryer

I janë dëshmuar komshinj lakmitarë
në dhomën ngjit me të, i janë kthyer në çirrje që të heqin kapakun e kresë

Me batërdi, e për t’ia ngulfatur zërin
e kanë provokuar me gjësende

Nga natyra e tyre e çashtër kundër tij janë bashkuar edhe fëmijët
dhe ai secilën herë është rritur për inat të të rriturve

Si kafshë gjuetie i’a kanë rrafshuar kolibën
dhe rinia e gjatë e tij, ka kaluar nën përcjellje të vazhduar

Dhe kur i paplandosur e me atë pak force të ngelur, u ka shpëtuar nga duart
janë çjerrur për të bëmat e tij
si të fëlliqura e stërkequra

Po s’i dëgjoi këto mallkime
I’a kanë zënë udhën edhe më shumë
I’a kanë ngrënë shujtën
I’a kanë thithur ajrin ku donte të pushonte
dhe për ta gërrditur, i’a kanë sharë e pshtyrë skamjen

I’a kanë nxjerrur zanin e zi si bartës sëmundjesh ngjitëse
Për të ikur më shpejt, e kanë gjuajtur me gurë

Dhe kishin të drejtë në instiktet e tyre helmplota!
sepse me të vërtetë ai ishte armik i tyre.

Rainer Maria Rilke, “Shënimet e Malte Laurids Brigge’s”

Përktheu: Fatlum Sadiku

Shpërndaje në: