Skuqet Korça: Sheiku shkoi për ta vizituar stadiumin e Skënderbeut por ia vodhën telefonin

Skuqet Korça: Sheiku shkoi për ta vizituar stadiumin e Skënderbeut por ia vodhën telefonin

Një ngjarje e pakëndëshme i ka ndodhur një sheiku që ka vizituar ditën e djeshme qytetin e Korçës dhe stadiumin Skënderbeu.

Sheiku ka qenë së bashku me një tjetër biznesmen për të vizituar stadiumin e skuadrës korçare, por pas daljes ka vënë re që i mungonte celulari i tij personal.

“Korça Report”, bën me dije se dyshohet se celulari I sheikut është marrë nga fëmijë të pranishëm në stadium, por nuk qartësohet nëse aparati u vodh me dashje, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje

Shpërndaje në: