Smajl Latifi: Ka pasur rast që Ministria e Financave nuk na ka kthyer përgjigje deri në tre muaj

Smajl Latifi: Ka pasur rast që Ministria e Financave nuk na ka kthyer përgjigje deri në tre muaj

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të rris komunikimin me komunat.

Latifi tha në Info Magazine në Klan Kosova se ka pasur rast kur një përgjigje nga Ministria e Financave është vonuar deri në tre muaj.

“Për shembull, po e marr Ministria e Financave, ne e kemi pasur një dokument për bartjen e të hyrave që e kemi kaluar në kuvend, është vonuar përgjigja tra muaj dhe pas tre muaj ka ardhur përgjigja “Kthene në kuvend”” – tha Latifi.

Shpërndaje në: