Snapchat ka ndërhyrë tek të dhënat e përdoruesve

Snapchat ka ndërhyrë tek të dhënat e përdoruesve

Snapchat, një aplikacion shumë popullor është bërë pjesë i një skandali i cili prek përdoruesit.

Disa punonjës kanë mundur të marrin të dhëna të përdoruesve në mënyrë të paautorizuar.

Lajmi është publikuar nga saiti i kërkesave  Motherboard. Aksesi për lokalizimin, numrin e telefonit dhe email-it të njerëzve u bë falë një instrument në brendësi të aplikacionit.

Motherboard mblodhi dëshmitë e katër ish-punonjësve të Snapchat që folën për opsionin SnapLion i cili mund të tregojë vendndodhjen, por edhe numrin e telefonit dhe e-mailin e përdoruesit.

Ata janë shprehur se kjo gjë ka ndodhur para disa kohësh ndërsa nuk janë të sigurt nëse marrja e të dhënave vazhdon ende.

Ndërkohë, lidhur me këto dëshmi, drejtuesit e Snapchat nuk kanë reaguar për ngjarjen.

Nëse këto dëshmi rezultojnë të vërteta, Snapchat do të bëhet rrjeti i dytë social, pas Facebook, i cili ka keqpërdorur të dhënat e përdoruesve.

Shpërndaje në: