S’ndalet lufta: Armenia dhe Azerbaixhani shkelin armëpushimin e Amerikës pak orë pasi u arrit

S’ndalet lufta: Armenia dhe Azerbaixhani shkelin armëpushimin e Amerikës pak orë pasi u arrit

Azerbaixhani dhe Armenia kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit të ri në konfliktin e tyre mbi enklavën malore të Nagorno-Karabahkhut.

Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe të tjera fuqi perëndimore, erdhi në fuqi në orën 8 të mëngjesit të sotëm (e hënë) kur ministri i mbrojtjes në Baku tha që trupat amerne kishin bombarduar fshatra në rajonet e Terterit dhe Lachinit.

Ministri i mbrojtjes i Nagorno-Karabakhut, që kontrollohet nga Armenia, tha se kjo ishte “dezinformatë” dhe shtoi se ishin forcat azere ato që kishin lansuar sulme raketore në pozicionet e tyre ushtarake në anën veri-lindore të vijës së kontaktit, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.

Presidenti i Armenisë, Nikoll Pashinyan, tha në Facebook se vendi i tij “vazhdon që në mënyrë strikte t’i përmbahet regjimit të armëpushimit”.

Një këshilltar i presidentit azer ndërkohë, Hikmet Hajiyevi, tha se ishin armenët ata që shkelën marrëveshjen e sotme dhe dy të mëparshmet.

Armëpushimi ishte njoftuar ditën e djeshme (e diele) në një deklaratë të përbashkët nga Departamenti i Shtetit të ShBA-ve dhe qeveritë e Armenisë dhe Azerbaixhanit. /Periskopi

Shpërndaje në: