Sociolog Maloku shokon popullin: Merr në pyetje Rexhep Qosjen për dekoradën e Edi Ramës

Sociolog Maloku shokon popullin: Merr në pyetje Rexhep Qosjen për dekoradën e Edi Ramës

Sociologu i madh kosovar, Fadil Maloku, ka komentuar ngjarjen e sotme të dekorimit të Rexhep Qosjes nga Edi Rama në Prishtinë.

Rama e dekoroi Qosjen me mirënjohje publike nga kryeministria shqiptare, dhe në ceremoni përveç dyshes ishte edhe kryeministri ynë, Albin Kurti.

Sociolog Maloku në Facebookun e tij ka shkraur se Qosja u “korit” sot pasi pranoi dekoratën nga Rama. Në fakt, Qosja në disa momente u duk edhe me lot në sy nga fjalët e kryeministri shqiptar, përcjell Periskopi.

Ai spekulon se një gjë të tillë Rama mund ta ketë bërë që ta blejë heshtjen e akademikut derisa e quan Ramën “vëlla ideologjik” të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Maloku i kërkon sqarime Qosjes pse e mori një dekoratë të tillë

Statusi i plotë:

Rexhep Qosja, me dekoraten e pranuar nga Edi Rama u korit sa s’ka!? 1. Zotëri Rexhep Qosja, me gjiithë respektin e madh që kam për Juve, si njeri i letrave më duket shumë absurde të pranosh dekorata nga “vëllau” ideologjik i Presidentit serb Aleksandër Vuçiq!? Njeriut që edhe sot, derisa mbi qiellin kosovar demonstronin forcën aeroplanat e ushtrisë serbe, e që shoqërohej edhe me ambasadorin rus, edhe njē herë mu në zemër të Prishtinës, rikëmbënguli nē idenë (pansllave; të Open Ballkanit) e dizajnuar nga kuzhinat e ASHS (Akademia e Shkencave Serbe) që tashmë edhe botërisht po e konteston e gjithë bota shqiptare!? 2. Tash s’po kuptoj; “dekoratën ta dhanë në shenjë heshtjeje (se unë asnjë prononcim Tuajin, për Open Ballkanin s’e kam parë!) për këte Projekt djallēzor, për gjithë shqiptarinë!? Apo ta dhanë nga shkaku, se nga Ju ështē kërkuar ta mbroni Edi Ramen nga akuzat për flirtimin (jo)publik me “vëllaun” Vuqiç!? 3. Sikur tē dekoroheshit, për ndonje vepër të re letrare, ashtu sikurse bënë gjeniu i shqiptarisë Ismail Kadare, që punon edhe në moshë të shtyer… do isha më se dakord!? Mendoj që për hirë të korrektësisë intelektuale e akademike, do ishte fer të na jepje gjithëve një shpjegim… Shneten, shyqyr Zoti e kishe mirë!

Shpërndaje në: