Sociologu Gola: Sot myslimanët jetojnë në mjerim intelektual

Sociologu Gola: Sot myslimanët jetojnë në mjerim intelektual

Sociologu i njohur Ardian Gola, thotë se sot mungon në botën myslimanë një islam proaktiv.

Ai thotë se intelektualët myslimanë që janë proaktiv mbytën në botën myslimane.

“Mendoj që sot myslimanët jetojnë në një lloj mjerimi intelektual, për faktin që sot ISIS flet me kompetencë se si duhet me u vra qafirat. Sot islami është duke e përjetu fatin e katolicizmit në shekullin e 19-të. Katolicizmi ka qenë tjetri i modernitetit sekular.

Tash kjo e ka mundësu krishterimin me u rindërtu si diskurs. Unë jam i sigurt që islami ka me qenë në pozitë të rindërtimit të vetevetes. Trojet myslimane, qoftë për shkaqe negative, qoftë të përndjekjes, të luftërave civile, të mirëqenies atje, e kanë vendosë Evropën në një pozicion post-sekularist. Myslimanët e kanë marrë të mirëqenë sekularizmin”, ka thënë Gola në një prej televizioneve kosovare.

“Edhe me u quajtë islam politik, po më duket një lloj karikature, ky është mjerim intelektual i myslimanëve”, ka thënë ai./Periskopi/

 

Shpërndaje në: