Sokol Haliti takon banorët e Tërstenikut: Do të vazhdoni të jeni në fokusin e qeverisë sonë të ardhshme

Sokol Haliti takon banorët e Tërstenikut: Do të vazhdoni të jeni në fokusin e qeverisë sonë të ardhshme

Kandidati për kryetar të Vitisë, Sokol Haliti ka takuar banorë të fshatit Tërstenik, me të cilët foli për planet e qeverisjes së ardhshme.

Ja postimi i plotë:

Me kandidaten për këshilltare në Kuvendin Komunal të Vitisë,

Taibe Ibrahimin, me nr 19 në listën fituese të LDK-së, u takuam me  banorë të Tërstenikut.

Me ta patëm një bashkëbisedim të ngrohtë për tema të ndryshme. Sidomos folëm për planet tona për katër vitet e ardhshme. Poashtu, patëm një pajtim, që ato t’i realizojmë bashkë e në koordinim të plotë.

Faleminderit për këtë mbështetje!

Tërsteniku do të vazhdojë të jetë në fokusin e qeverisë sonë të ardhshme.

Shpërndaje në: