Solskjaer drejt shkarkimit për shkak të Salahut: Liverpooli shkatërron 5-0 Man Unitedin midis ‘Old Traffordit’

Solskjaer drejt shkarkimit për shkak të Salahut: Liverpooli shkatërron 5-0 Man Unitedin midis ‘Old Traffordit’

Liverpooli absolutisht e ka shkatërruar Manchester Unitedin në ‘Old Trafford’, duke e mposhtur 5-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Premier League.

Ishte ditë e garantuar për Mohamed Salah, i cili dhuroi spektakël me një hat-trick brilant, shkruan Periskopi.

Golat tjerë nga Keita dhe Jota ia vulosën fitoren ‘Të Kuqve’, me Man Unitedin që mbeti me dhjetë lojtarë në fushë nga minuta e 60-të, kur u përjashtua Paul Pogba për një ndërhyrje të ashpër.

Me këto tri pikë, Liverpooli grumbullon 21 në total dhe zë pozitën e dytë me vetëm dy më pak se lideri, Chelsea.

Në anën tjetër, Manchester Unitedi mbetet në pozitën e shtatë me 14 pikë dhe do të ishte mrekulli nëse Ole Gunnar Solskjaer shpëton pa u shkarkuar pas këtij debakli. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: