Solskjaer mundohet të qëllojë emrat e lojtarëve të Man Unitedit përmes fotove të fëmijësë së tyre

Solskjaer mundohet të qëllojë emrat e lojtarëve të Man Unitedit përmes fotove të fëmijësë së tyre

Koha e Ole Gunnar Solskjaerit te Manchester Unitedi ka qenë mjaft turbulente, më e pakta që mund të themi.

Norvegjezi iu bashkua ish-klubit të tij në një kohë shumë të vështirë, në dhjetor të vitit 2018, pas largimit të Jose Mourihos, transmeton Periskopi.

Ai menjëherë pati impakt, me Unitedin që ishte fantastik në katër muajt e parë, por gjërat u përkeqësuan në vazhdim, me “Djajtë e Kuq” që aktualisht pozicionohen në vendin e pestë në Premier League.

Ata kanë qenë në formë të mirë së fundmi, pasi kanë regjistruar një ecuri prej 11 ndeshjeve pa humbje.

“Djajtë e Kuq” do të kenë një mundësi të mirë që të kualifikohen për në Champions League, nga vendi i katërt në Premier League ose nga Europa League.

Solskjaer ka qenë pjesë e klubit për 18 muaj, por sa mirë i njeh lojtarët e tij?

UEFA ka publikuar një video të tij duke u munduar të zbulojë për cilët lojtarë bëhet fjalë nga fotot e fëmijërisë së tyre. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: