Sondazhet: Vetëvendosje u ndëshkua rëndë për punën e Qeverisë Kurti II

Sondazhet: Vetëvendosje u ndëshkua rëndë për punën e Qeverisë Kurti II

Në bazë të ‘exit polleve’ nëpër komunat e Kosovës, del se Vetëvendosje ka pësuar një terr të vërtetë elektoral përkundër që kishte marrë një rezultat të jashtëzakonshëm para tetë muajve, më 14 shkurt. 

Vetëvendosje nuk ka arritur të fitojë asnjë komunë pa balotazh [Sipas Kanal 10, e ka fituar vetëm Podujevën] derisa në shumë e shumë komuna nuk është as në balotazh.

Në Prishtinë, përkundër që kishin pasur 65 për qind të votave, me kandidaturën e Arben Vitisë mbështetja qytetare për partinë e Albin Kurtit ka rënë në më pak se 45 për qind duke e çuar komunën në balotazh, përcjell Periskopi.

Në Prizren është ndëshkuar Mytaher Haskuka, që përkundër rezultatit të jashtëzakonshëm në zgjedhje kombëtare, në disa sondazhe madje ka dalë i dyti prapa Shaqir Totajt.

Por, humbja më poshtëruese ndodhi në komunën e Mitrovicës së Jugut, ku Agim Bahtiri me dy mandate në CV-në e tij nuk ia doli që të dilte i pari. Më e pakta, në këtë komunë do të ketë balotazh, por ajo që është e sigurt ka të bëj me humbjen e Bahtirit përkundër mbështetjes së madhe që i erdhi nga VV përmes vet kryeministrit Kurtit dhe kryekuvendarit Konjufca.

Duket se ky është rezultati për shtatë muaj të Qeverisë Kurti II, por edhe për kandidaturat e vendosura nga Albin Kurti. /Periskopi 

Shpërndaje në: