Sondazhi dridh shqiptarët: 64% e qytetarëve thonë se Kosova është komb

Sondazhi dridh shqiptarët: 64% e qytetarëve thonë se Kosova është komb

Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 e këndej, një temë specifike nuk ka munguar asnjëherë në sferën tonë publike: a duhet t’i referohemi Kosovës si komb apo vetëm si shtet?

Kohët e fundit, për shkak të sukseseve të mëdha të Kombëtares së Kosovës në futboll, kategoria e djemve, është riaktivizuar debati nëse Kosovën duhet ta quanim kombëtare, siç na quajnë edhe të huajt, apo përfaqësuese.

Por, pse përfaqësuese? Kjo sepse një pjesë e madhe e opinionin tonë ende beson që Kosova duhet të zhbëhet si shtet në mënyrë që të bashkohej me Shqipërinë. Pra, kjo pjesë shqiptarësh që e quan kombëtaren thjesht përfaqësuese ndan bindjen e çuditshme se kombëtarja e shqiptarëve është Shqipëria ndërsa përfaqësuesja e shtetit ishte Kosova.

Periskopi mbrëmë e bëri një sondazh në faqen e saj në Facebook ku pyeti qytetarët se si duhej të quhej kombëtarja e Kosovës. Alternativa e parë ishte “Kombëtare, si çdo tjetër” dhe e dyta ishte “Përfaqësuese, s’jemi komb”.

Nga ky sondazh doli se 64 për qind e qytetarëve të Kosovës tanimë kishin bindjen se Kosova ishte komb, dhe ekipi i futbollit të saj kombëtare e jo përfaqësuese. Ndërkaq vetëm 36 për qind mendonin se Kosova ishte përfaqësuese.

Njëra alternativë i kishte mbi 2700 vota ndërsa tjetra mbi 1500 sosh.

Shpërndaje në: