Sondazhi i fundit: Vetëvendosje bie në 34%

Sondazhi i fundit: Vetëvendosje bie në 34%

Pas një jave, Qeveria Kurti II mbush një vit e tre muaj prej kur u votua nga Kuvendi për të udhëhequr me vendin. Nacionale, ka publikuar rezultatet e një sondazhi të një organizate ndërkombëtare, ku Vetëvendosje, ka rënë në 34%.

Këto matje që janë bërë nga një organizatë ndërkombëtare dhe të cilat janë ndarë me gazetën Nacionale tregojnë për një rënie të mbështetjes në shifra marramendëse. Nga 50.2 për qind sa i fituan më 14 shkurt, në diçka më shumë se 30 për qind aktualisht.

 

Në bazë të matjeve të bëra vetëm brenda komunitetit shqiptar, VV i merr jo më shumë se 34% të votave. Ajo pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 24.2 për qind dhe PDK me 20.7 për qind. Ndërkohë, AAK arrin të ketë 6 për qind.

Nëse në ekuacion do të futeshin edhe komunitetet tjera, atëherë përqindja e secilës parti do të binte për 3 deri në 5 për qind, çka nënkupton se partia në pushtet është edhe më poshtë se sa që e thonë këto shifra.

Në zgjedhjet e fundit, kjo parti ka pasur mbi 400 mijë vota gjë që nënkupton se ka humbur mbështetjen e afërsisht 160 mijë deri në 170 mijë votave.

Rritjen bindshëm më të madhe sipas kësaj matjeje e ka shënuar LDK-ja gati duke e dyfishuar rezultatin që e kishte në vitin 2021, çka përbën njëkohshëm edhe sinjal të mirë për opozitarizmin e bërë përgjatë kësaj kohe.

Në shifra thuajse të njëjta (17%) ka mbetur PDK-ja e udhëhequr nga Memli Krasniqi, ndërkohë që AAK-ja e Haradinajt rrezikon seriozisht të kalojë pragun.

Rritje domethënëse nuk ka shënuar as PSD-ja por as Lista Guxo.

Në anën tjetër, 11.5 për qind nuk kanë shprehur votën e tyre (refuzoj/pavendosur).

Shpërndaje në: