Sondazhi: Xhafer Gashi prin në garën për të parin e komunës së Obiliqit

Periskopi.com Lajme

Nga sondazhi i djeshëm i bërë në debat plus për kandidatët për kryetar të komunës së Obiliqit, del se në këtë komunë mbështetjen më të madhe e ka kandidati për kryetar të komunës së Obiliqit nga Iniciativa Qytetare, Xhafer Gashi.

Gashi tha se nuk do humbim asnjë ditë, duke vazhduar edhe më tutje që projektet bashkë t’i zgjedhim, bashkë t’i mbikëqyrim dhe së bashku t’i gëzojmë.

Statusi i tij i plotë:

Dy fjalë për sondazhin e sotëm..

Bashkëqytetarë të nderuar,

Me lejoni që të ju falënderoja secilin veç e veç për përkrahjen e treguar ndër vite, ku si rezultat i bashkëpunimit tonë të mirëfilltë, ju jeni ata që vendosni për vazhdimësinë e punëve e projekteve madhore! Ju garantojë që nuk do humbim asnjë ditë, duke vazhduar edhe më tutje që projektet bashkë t’i zgjedhim, bashkë t’i mbikëqyrim dhe së bashku t’i gëzojmë!

17 tetori do të jetë festë për qytetarët e Obiliqit! Jemi #bashkë dhe jemi të parët!

Na priftë e mbara
Xhafer Gashi