Sonte fillon sezoni revolucionar i Champions Leagues: Mos harroni, goli si mysafir nuk vlen më

Sonte fillon sezoni revolucionar i Champions Leagues: Mos harroni, goli si mysafir nuk vlen më

Bëhuni gati për më shumë drama, teksa Champions League dhe Europa League fillojnë sezonin e ri.

Chelsea triumfoi fushatën e kaluar, pas paraqitjeve brilante në këtë kompeticion, dhe ‘Të Kaltërit’ fillojnë mbrojtjen e titullit sonte, e martë, me një ndeshje kundër Zenitit, transmeton Periskopi.

Shumë ndryshime janë bërë për këtë sezon.

A vlejnë golat si mysafir në Champions League dhe Europa League?

Goli si mysafir ka qenë një detaj i përfshirë në këto gara për fazën e eleminimeve që nga viti 1965.

Por këtë fushatë gjërat janë ndryshe.

Pas shumë viteve spekulime, UEFA më në fund ka vednosur ta largojë golin si mysafir nga Champions League dhe Europa League për fazën eleminuese që luhet me dy ndeshje.

Kështu, nga kjo fushatë, rezultati i përgjithshëm do të jetë përcaktues nëse skuadrat do të shkojnë në vazhdime.

Nëse rezultati është i barabartë pas 30 minutave ekstra, shkojmë në penallti.

Rregullorja më herët i jepte avantazh të jashtëzakonshëm skuadrës që shënonte si mysafire, por kjo nxiti kritika nga fansat. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: