Sonte meçi i madh: Fury – Chisora, mësoni kur fillon lufta e gjigantëve të peshave të rënda

Sonte meçi i madh: Fury – Chisora, mësoni kur fillon lufta e gjigantëve të peshave të rënda

Tyson Fury do të përballet me Derek Chisora për herë të tretë sonte, në stadiumin Tottenham Hotspur.

The Gypsy King ka luftuar tetë herë, duke përfshirë një trilogji emocionuese kundër Deontay Wilder, që nga kthimi i tij në sport në vitin 2018, pasi e kishte ndërprerë karrierën e tij pas një depresioni të thellë. Ai ka fituar shtatë meçe dhe ka barazuar një nga tetë prej tyre, shkruan Persikopi.

Ndërkohë, 38-vjeçari Chisora ka humbur tre nga katër ndeshjet e tij të fundit dhe ka pësuar 12 disfata në karrierën e tij në 45 meç.

Fury mundi Chisora në një fitore me vendim unianim të gjyqtarëve kur dyshja luftuan për titujt e Britanisë në vitin 2011. Tre vjet më vonë Chisora u tërhoq nga takimi në raundin e 10-të, në një luftë për brezin britanik dhe evropian.

Ndërsa sonte rreth orës 00:00, dyshja sërish do të ngjiten në ring.

Shpërndaje në: