Sonte mësohet finalisti i dytë në Ligën e Kombeve, Belgjikë-Francë: Formacionet zyrtare

Sonte mësohet finalisti i dytë në Ligën e Kombeve, Belgjikë-Francë: Formacionet zyrtare

Belgjika luan kundër Francës në Torino të Italisë, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

Ndeshja do të zhvillohet në “Allianz Stadium” të Torinos, ku në fushë do të jenë dy skuadrat që luajnë futboll të bukur.

Roberto Martinez do të jetë i kompletuar, pasi luan me emra si Eden Hazard, Romelu Lukaku dhe Kevin De Bruyne.

Në anën tjetër edhe Didier Deschamps ka vendosur në fushë emra të mëdhenj si Kylian Mbappe, Karim Benzema dhe Antoine Griezmann.

Në këtë ndeshje luajnë për herë të parë bashkë edhe dy vllerzërit, Lucas dhe Theo Hernandez.

Fituesi luan kundër Spanjës në finale.

Belgjika: Courtois; Alderëeireld, Denayer, Vertonghen; Castagne, Witsel, Tielemans, Carrasco; Hazard, Lukaku, De Bruyne.

Franca: Lloris; Koundé, Varane, Lucas Hernández; Pavard, Rabiot, Pogba, Theo Hernández; Griezmann, Benzema, Mbappé.

Shpërndaje në: